Site icon Telegrafi

Kinezi hëngri 10.000 akrepa

Liuqun për herë të parë hëngri një akrep të gjallë kur para disa dekadash po shëtiste nëpër mal në afërsi të shtëpisë së tij në provincën Huan.

“Ndjeva një pickim dhe aq shumë u zemërova sa që kapa akrepin me dorë dhe nga dhimbja e kafshova me dhëmbë. Ishte shumë i shijshëm, disi me shije si të fasules së fërguar”, rrëfeu burri për mediat kineze.

Sot Li mund të hajë 20 deri në 30 akrepa në ditë dhe duket se ai është imun edhe ndaj helmit të këtyre kafshëve, të cilat mund të paralizojnë por në doza të mëdha edhe ta vrasin një njeri.

“Akrepat më pickojnë, por helmi i tyre nuk ka kurrfarë efekti në mua”, thotë 58 vjeçari.

Mjekët mendojnë se Li është bërë i varur nga helmi i akrepave, i cili përndryshe në mjekësinë popullore kineze përdoret në sasi të vogla si ilaç kundër dhimbjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version