Telegrafi

Kinezi hedh nga kati i tretë vajzën e vogël, më pas hidhet edhe vetë – mrekullisht shpëtojnë të dy (Video, +18)

Një burrë është arrestuar në jug të Kinës, pasi kishte hedhur nga kati i tretë i një qendre tregtare një vajzë të vogël, dhe më pas ishte hedhur edhe vetë.

36-vjeçari i identifikuar si Li, u ka thënë autoriteteve se ka pasur probleme financiare dhe dëshironte t’i jepte fund jetës, ka njoftuar policia në Foshan në provincën kineze Guangdong, transmeton Telegrafi.

Vajza e vogël nuk e njihte sulmuesin, por për fat të mirë që të dy kanë shpëtuar me lëndime trupore. Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin burrin i cili pa u menduar dy herë e kapë vajzën e vogël, dhe e hedh nga kati i tretë i qendrës tregtare.

Disa momente më pas ngjitet edhe vetë në rrethojën mbrojtëse dhe hidhet nga po e njëjta lartësi. Hetuesit kanë njoftuar se vajza e vogël nuk kishte kurrfarë lidhje me burrin. /Telegrafi/