Site icon Telegrafi

Kinezi gjen metodën për shërimin e grave të stresuara

Xiao Lin, një trajner palestre në Shenyang, në verilindje të Kinës, ka thënë për gazetën “Liaoshen Evening Post” – se terapia e tij bazohet në mundësinë që iu ofron femrave – për ta zbrazur dufin e tyre.

Në fakt, ai e ka ofruar veten si partner sparingu për femrat që nëpërmjet goditjeve dëshirojnë ta zbrazin gjithë dufin e tyre. "Duke qenë objekt për goditje – unë fitojë para, ndërsa edhe perfeksionojë vetëmbrojtjen dhe punojë në të njëjtën kohë”, ka thënë ai.

Lin fiton rreth 9 funte për 30 minuta, ndërsa deri me tash ka gjetur dy myshterinj. “Gruaja e parë është rreth 25-vjeçare, dhe shumë shpejt ishte lodhur, andaj pjesën e mbetur të kohës që e kishte paguar – ka kaluar duke bërë muhabet me mua”, ka thënë ai.
Edhe gruaja e dytë që kishte ardhur për ta shfryrë dufin e saj, siç ka thënë Lin, nuk kishte pasur energji për “terapinë e plotë”, mirëpo që të dyja – sipas tij – më pas kanë qenë shumë më të lumtura. /Telegrafi/

Exit mobile version