Tai Pan shihet në plazhin e qytetit Xiamen të provincës Fuijan në Kinë, duke mbajtur në vesh një pajisje që duket si stetoskop.
Pajisja është e lidhur me një gyp, i cili e bart ajrin në gomën e shfryrë, të vendosur në trupin e një miku të tij, transmeton Telegrafi.
Burri 30-vjeçar shihet duke e fryrë gomën, derisa ajo mund të mbajë mikun e tij mbi ujë.
Pasi është dyshuar vërtetësia e kësaj videoje, ka një shpjegim shkencor: timpani i veshit është i lidhur me një gyp të shkurtër me fytin, që e ndihmon bartjen e ajrit. /Telegrafi/