Site icon Telegrafi

Kinezi dyvjeçar është duhanpirësi më i ri në botë

Dyvjeçari Tong Liangliang ka lindur me herni testikulare, e duke marrë parasysh se është tepër i ri për operacion, baba i tij e ka mësuar të pi duhan për t’i përballuar dhimbjet më lehtë.

Baba nuk ka qenë i vetëdijshëm për vesin që ia ka imponuar djalit të tij, derisa çuni nuk ka filluar të pi çdo ditë e më shumë duhan. Tong tani pi një paketë cigare në ditë, e kur t’i harxhohen cigaret, djaloshi shtrihet në dysheme dhe fillon të bërtas, njoftojnë agjencitë.

Edhe pse Tong është duhanpirësi më i ri në botë, ai nuk do të kategorizohet në Librin e Rekordeve Guinness sepse ata refuzojnë promovimin e çfarëdo veseve të dëmshme për njeriun.

Exit mobile version