Telegrafi

Kinezi bëhet i njohur në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së madhe me Elon Musk

Një burrë nga Kina është bërë i famshëm në rrjete sociale, për shkak të ngjashmërisë së madhe me Elon Musk.

Në TikTok është shfaqur videoja ku shihet burri i cili del nga vetura dhe shikon në drejtim të kamerës, e ngjashmëria e tij me Musk është jashtëzakonisht e madhe, transmeton Telegrafi.

Madje shumë tallen se në Kinë ekziston “nga një kopje” për gjithçka, e tani edhe i Elon Mosk – duke e cilësuar si “kloni kinez”.

Prodhuesi i veturave elektrike Tesla dhe njëherit drejtori i kompanisë hapësinore Space X, revista Time së fundmi e ka shpallur figurën e vitit 2021.

“Ky njeri po punon për ta shpëtuar planetin tonë dhe të na krijoj kushte më të mira. Ai është një gjeni dhe vizionar”, thuhej në kumtesën e Time. /Telegrafi/