Telegrafi

Kinezi 6-vjeçar që me aftësitë e frizerit po i habit të gjithë (Video)

Një djalë 6-vjeç nga jugperëndimi i Kinës, po habit qindra klientë me aftësitë e tij prej një frizeri profesionist.

Jiang Hongqi është rritur në një sallon ondulimi në Suining në provincën kineze Sichuan, të cilin e menaxhojnë prindërit e tij dhe aty ka mësuar profesionin e frizerit, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq vogëlushin duke i treguar aftësitë e tij prej frizeri, ku shumë klientë dukeshin të lumtur që ai po ua rregullonte flokët.

Videoja është filmuar nga prindërit e tij dhe është ngarkuar në aplikacionin Kuaishou, ku deri më tani ka arritur të mbledh mbi 1.5 milion ndjekës.

Prindërit e tij menaxhojnë lokalin tash e gjashtë vite, kurse vogëlushi që nga mosha 4-vjeçare ka filluar t’i ndihmojë. /Telegrafi/