Site icon Telegrafi

Kinezi 3-vjeç bie në hapësirën mes trenit dhe platformës, punonjësi i hekurudhave e shpëton nga më e keqja (Video)

Një djalë 3-vjeç në Kinë, ka mundur ta paguaj me jetë kur ra në hapësirën mes me vagonëve dhe trenit, që ishte ndalur në stacionin e qytetit kinez Nanchang.

Siç raportojnë mediat kineze, familja e tij po udhëtonin nga qyteti i Pekinit për në Siamen, kur kryefamiljari vendosi ta bëjë një pauzë dhe të del nga treni për të lëvizur paksa këmbët pas 20 orëve udhëtim, transmeton Telegrafi.

Atë pas e kishte ndjekur i biri, por kur pa të ëmën nga dritarja e vagonit filloi të vrapoj në drejtim të saj duke bërë kështu që të përfundojë pothuajse nën tren.

Por ishte një punonjës i hekurudhave që pa u menduar dy herë kërceu në shina për ta nxjerrë vogëlushin, kurse me telefon të mençur është filmuar ky moment.

Aty i dolën në ndihmë edhe shumë pasagjerë që e nxorën vogëlushin në sipërfaqe, i cili për fat të mirë nuk kishte pësuar kurrfarë lëndimi trupor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VKp6ZR2XH9M

Exit mobile version