Site icon Telegrafi

Kinezi 11-vjeç bie në lumë, ujërat e rrëmbyeshëm e marrin me vete  – në sekondat e fundit e shpëtojnë policët (Video)

Policia kineze në mënyrë “spektakolare” kanën arritur ta shpëtojnë një djalë 11-vjeç, të cilin e kishte marrë me vete uji i rrëmbyeshëm i një lumi.

Djaloshi kishte rënë në ujë derisa po luante, kurse rrymat e forta filluan ta marrin shpejt me vete, transmeton Telegrafi.

Por, ishte intervenimi i shpejtë i policisë që dolën nga një furgon dhe vrapuan për ta shpëtuar. Njëri prej tyre arrin ta kapë për dore, kurse tjerët formuan “zinxhirin” me trupat e tyre për ta nxjerrë nga uji i rrëmbyeshëm,

Më pas është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku për fat është konfirmuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. Megjithatë ky moment është filmuar nga kalimtarët e rastit, ku aksioni i policisë ngjante shumë me skenat e filmave aksion. /Telegrafi/

Exit mobile version