Mësohet se të dërguarit e klubit kinez Beijing Gouan janë në Itali për të negociuar me Romën për Radja Nainggolanin.
Klubi kineze që ditë më parë nënshkroi me Cedric Bakambu nga Villarreali, ka edhe një vend të lirë për një lojtarë të huaj në skuadër.
Sipas SportItalia, klubi i Superligës kineze ofron për Nainggolanin plot 60 milionë euro.
Ofertë që do t’i tundojë kryeqytetasit që nuk janë të kënaqur me sjelljet e lojtarit në muajt e fundit.
Në anën tjetër klubi është ende duke negociuar edhe për shitjen e Edin Dzekos drejt Chelseat.
Boshnjaku dhe shoku i tij i skuadrës Emerson Palmieri, të dy janë në listën e klubit londinez.
Sipas lajmeve të fundit, transferimi i dyshes mund të mos bëhet. /Telegrafi/