Site icon Telegrafi

Kinezët u besojnë më shumë prostitutave se politikanëve

Një hulumtim i kryer gjatë muajve qershor e korrik me mbi 3.000 kinezë ka treguar se imazhi i politikanëve është i mjerë, derisa gjendja është edhe më e keqe kur bëhet fjalë për shkencëtarët e mësuesit. Marrë parasysh aferat dhe skandalet e vazhdueshme në të cilat është e përfshirë ‘elita’ kombëtare, rezultatet e hulumtimit nuk janë edhe aq të tmerrshme, shkruan e përditshmja kineze China Daily.

Se, për dallim nga politikanët, prostitutat janë më të besueshme, e kanë vërtetuar 7.9 të anketuarve. Më mirë se prostitutat qëndrojnë vetëm fshatarët dhe klerikët, njofton gazeta. Njerëzit u besojnë edhe ushtarëve e studentëve, por megjithatë diç më pak sesa dashnoreve me pagesë.

Sa për ngushëllim të shkencëtarëve e politikanëve, mediat theksojnë se ata kanë pasur fat që nuk janë futur në kategorinë më të keqe, atje ku nuk u beson askush – në atë të agjentëve për patundshmëri, sekretareve, drejtorëve…

Exit mobile version