Site icon Telegrafi

Kinezët të obsesionuar pas fotografive 4D

Në provincën kineze Jilin është hapur ekspozita me veprat artistike katërdimensionale. Mashtrimet optike dhe loja me hijet vërtetë mashtrojnë vizitorët. Kur vështroni këto vepra keni ndjenjën se luani vërtetë po del jashtë kornizës, se engjëjt po fluturojnë përreth, ndërsa nëpër galeri vërtetë po shëtitet një zebër.

Njëri nga autorët e veprës katërdimensionale është artisti i famshëm kinez Ai WeiWei, i cili është arrestuar më 3 prill për shkak të “kriminalitetit ekonomik”.

Pikturat e ekspozuara tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët u argëtuan duke parë veprat e jashtëzakonshme të artit modern. /Telegrafi/
 

Exit mobile version