Telegrafi

Kinezët të gatshëm për blerjen e OPEL-it

  "Kompania kineze ka dhënë ofertë joobliguese pasi që e ka shqyrtuar situatën e ndërmarrjes", deklaroi për mediumet amerikane zëdhënësi i General Motoros. Tani, sipas tij, në General motors po shqyrtohet oferta, por ndërkohë po vazhdojnë edhe bisedimet me ndërmarrjen kanadeze Magna Internacional.

Në përpjekje për t’u përshpejtuar shitja në dobi të Magnës, Britania, ku General motors prodhon automobilë nën markën Vokshal, kumtoi se është e gatshme për mbështetje financiare – me kredi të drejtpërdrejta si dhe garanca kreditore.