Telegrafi

Kinezët sa punëtor aq edhe “gjumashë”, flenë ku të munden (Foto)

Sipas një studimi më të fundit, populli më gjumash në botë është ai kinez. Kina kanë një mesatare gjumi prej 8.5 orësh në natë dhe kalojnë rreth dy orë në tavolinë gjatë ditës.

Kinezët përshkruhen si punëtorë të mëdhenj, por dhe si gjumashë të rëndë. Megjithatë, e mira e tyre është se, ata mund të flenë kudo , mbi shkëmbinj, mbi ulëse, mbi karrocë, nën makinë, mbi makinë, mbi perime, në treg, në park, mbi motoçikletë.

Natyrisht, kjo hapësirë kohore e kinezëve është tematikë shumë interesante për fotografët qofshin ata vendas apo të huaj të cilët kanë realizuar fotografi të panumërta të kësaj “dukurie” kineze, transmeton noa.

Ndiqni fotografitë që duken më interesante, të cilat mund t’i shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim.