Telegrafi

Kinezët që shkojnë të testohen kundër COVID-19, i pret roboti

Roboti humanoid ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt në qytetin kinez Dalian në provincën Liaoning, i cili udhëzon qytetarët që shkojnë për t’u testuar për COVID-19.

Kina aktualisht është duke regjistruar rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus, e në l0kacionin e lartëpërmendur po mblidhen mostrat, përkatësisht në qendrën e testimit për COVID-19, ku gjendet roboti që udhëzon me instruksione të mëtejme qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Luteni të bëni gati kodin e juaj shëndetësor apo letërnjoftimin. Bashkëpunojmë në mënyrë aktive me personelin mjekësor dhe kështu së bashku do ta mundim epideminë”, porosit roboti.

Roboti “flet” me dialektin lokal, e duket si një vajzë e re, lëviz kokën, bënë gjestikulacione dhe lëviz edhe gojën.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për testime falas nëpër qendrat mobile në lagje të ndryshme. /Telegrafi/