Site icon Telegrafi

Kinezët punësojnë të bardhët për imazh më të mirë

“BoingBoing” sjellë rrëfimin e një amerikani i cili ka pranuar rolin e biznesmenit të rremë në Kinë.

Përndryshe ky aktor i industrisë së filmit ka qenë i angazhuar si përfaqësues i një firme kanadeze dhe puna e tij ka qenë ta mbajë edhe fjalime para biznesmenëve. Ai gjatë kësaj kohe ka kryer “punë” të rëndësishme për punëdhënësin e tij.

Angazhimi i biznesmenëve të rrejshëm nga perëndimi krijon imazh pozitiv për kompanitë. Më së shpeshti angazhohen amerikanë të cilët për çdo muaj kalojnë një javë nëpër firmat kineze.

Honorarët janë marramendëse, së bashku me kushtet e punës, duke filluar nga zyra deri tek beneficionet tjera. I huaji i cili shëtitet nëpër firmë është dëshmi e prestigjit, parave, lidhjeve të forta dhe natyrisht punës jashtë shtetit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version