Site icon Telegrafi

Kinezët prodhojnë imitimin e Pagani Huayra që ka vetëm katër kuajfuqi (Foto)

Kina është një treg i madh, ku prodhohen imitimet e të gjitha veturave, që shiten vetëm brenda teritorit të vendit.

Megjithatë, kompanitë automobilistike janë të shqetësuar, meqë atje punohen modelet me elemente të lira dhe performansë të dobët, transmeton Telegrafi.

Së fundi, është hedhur në treg një Pagani Huayra që ka vetëm katër kuajfuqi, ndërsa nuk arrin më shumë se 40 kilometra në orë.

Kjo makinë që kushton 7,200 dollarë, është krijuar për blerësit e rinj, që duan të kenë një super-veturë, megjithëse është shumë e ngadaltë. /Telegrafi/

Exit mobile version