Procesorët Loongson do të jenë baza e super-kompjuterit Dawning 6000, i cili pritet të jetë në treg gjatë verës së këtij viti.
Dawning 6000 do të shfrytëzojë deri në 10.000 procesorë Loongson, ashtu që duhet të ketë fuqi të përgjithshme më të madhe se një ‘petaflop’, gjegjësisht do të zhvillojë biliard operacione në sekondë.
Në krahasim me superkompjuterin më të fortë aktual në botë, sistemi kinez Tianhe-1A, i cili shfrytëzon 7.168 procesorë grafikë të Nvidia, Tesla M2050 dhe 14.336 Xeona X5670 të Intel, ka performancë sa 2.5 petaflopë.
Sipas planifikuesve kryesorë të procesorit, Kina deri më tani është varur nga teknologjitë e huaja, mirëpo industria e tyre informative duhet të ketë edhe procesorin e vet. /Telegrafi/