Telegrafi

Kinezët premtojnë investime për zikaltrit

Kompania kineze, Suning Commerce Group, ka premtuar transferime të mëdha për tifozët zikaltër, duke i bërë ata të ëndërrojnë që ta shohin përsëri Interin si fuqi të futbollit evropian.

Gjatë konferencës së mbajtur për shtyp, shefi i ri i skuadrës, Zhang Jindong, ka deklaruar se kompania që ai drejton, do të investojë fuqishëm në Inter, pasi kanë një projekt të madh për klubin nga qyteti i Milanos.

“Ne do ta bëjmë Interin ndër skuadrat më të forta në botë, dhe për këtë nuk do të ketë asnjë dyshim”, deklaroi Jindong.

“Të gjithë ata që më pyesin në lidhje me këtë, unë iu përgjigjem lehtësisht, duke iu thënë PO, Interi do te jete një skuadër shumë e fuqishme”.

“Kam një projekt të madh për klubin dhe ketë do ta shihni shumë shpejt. Forca Inter”, përfundoi miliarderi kinez. /Telegrafi/