Telegrafi

Kinezët porosisin 1 milionë iPhone 6 për gjashtë orë!

Dhe sipas një raporti të ri konfirmohet se ngjashëm sikurse shumë përdorues të Apple, edhe kinezët janë “të çmendur” pas modeleve të reja të iPhone 6.

Tre operatorët mobil të Kinës, China Mobile, China Telecom dhe China Unicom, pranuar më shumë se një milion para-porosi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në gjashtë orët e para, pas lëshimit të porosive në dispozicion.

Edhe para se para-porositë të fillonin zyrtarisht, disa faqe të internetit dhe shitës online kishin filluar të pranojnë rezervime për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Revista Fortune ka raportuar se një faqja kineze e internetit, ka pranuar pothuajse nëntë milionë rezervime për modelet e reja të iPhone 6.

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus tashmë janë në dispozicion në një numër të tregjeve në të gjithë globin, duke përfshirë edhe tregun tonë, në të cilin një iPhone 6 kushton më shumë sesa në SHBA.

Megjithatë, ne duam të ju pyesim, a jeni ju pronar i iPhone 6 apo iPhone 6 Plus?