Qytetarët e dëshpëruar kinezë të paaftë për të blerë maska për fytyrën, kanë vendosur helmeta me fruta dhe shishe të plastikës për tu mbrojtur kundër coronavirusit vdekjeprurës.
Kompanitë kanë punuar jashtë orarit për të furnizuar qytetarët me maska mbrojtëse, mes rritjes së kërkesës pasi virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet, transmeton Telegrafi.
Postimet në mediat sociale tregojnë se njerëzit po donin mandarinat dhe grejpfrutat si maska, shishe plastike, jelekë, e shumë gjëra tjera të ndryshme për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.
Me më shumë se 50 milionë banorë janë në ‘bllokim’ dhe 170 vdekje në vend, disa provinca të tilla si Guangdong kanë thënë që njerëzit të veshin maska dhe po shpërndajnë gjobat për ata që nuk i vendosin.
Shifrat e fundit të numrit të vdekjeve pasqyruan një rritje prej 38 vdekjesh dhe 1.737 raste të infektuara në 24 orët e fundit. Nga vdekjet e reja, 37 ishin në epiqendrën e shpërthimit në provincën Hubei, me një në provincën jug-perëndimore të Sichuan.
Pekini ka dërguar më shumë se 6.000 mjekë nga e gjithë vendi në Wuhan dhe urdhëroi që të paktën pesë spitale të ndërtohen në një përpjekje për të ndaluar epideminë. /Telegrafi/