Silvio Berlusconi nuk është aspak i kënaqur, por këtë herë pakënaqësia e tij nuk ka lidhje me paraqitjet zhgënjyese të Milanit.
Numri 1 i kuqezinjve është i zemëruar, nuk ka ndërmend të abdikojë plotësisht edhe në rast të shitjes së pjesës më të madhe të aksioneve të klubit.
Ai ka bërë të ditur se negociatat me kinezët kanë arritur në një pikë shumë kritike. Silvio Berlusconi kërkon të vazhdojë të jetë president i Milanit. Me çdo kusht.
“Në rast të shitjes së klubit kam kërkuar që të vazhdoj të jem presidenti i Milan për të paktën 3 vite të tjerë”, ka saktësuar ai, “është një detyrim nga ana ime, por ata (kinezët) duan të më heqin qafe”.
Siç dihet, negociata me kinezët po futet në fazat më të nxehta teksa blerësit synojnë ta mbyllin operacionin brenda 10 ditëve të para të qershorit.