Site icon Telegrafi

Kinezët po bëjnë gjithçka që ta luftojnë zgjerimin e coronavirusit, po i dezinfektojnë edhe paratë

Autoritetet kineze janë duke bërë të pamundurën që ta luftojnë coronavirusin që tani po njihet si COVID-19, ku një video e publikuar së fundmi shfaq punonjësit duke dezinfektuar edhe paratë.

Sipas mediave kineze, Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar se kanë filluar me dezinfektimin e parave, të cilat më herët kanë qenë në qarkullim nëpër zonat që më së shumti janë prekur nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Dezinfektimi i parave kryhet me rreze ultra-vjollcë me temperaturë të lartë, kurse më pas parashihet që ato  të qëndrojnë të mbyllura nëpër kuti nga 7 deri në 14 ditë.

Lexo po ashtu Sërish rritet numri i të vdekurve nga coronavirusi, 105 viktima tjera – numri total shkon në 1.770

Zyrtarët e bankës mund t’ju japin klientëve në rast nevoje, paratë e papërdorura deri më tani, derisa paratë që janë futur në karantinë mund të lëshohen sërish në qarkullim pas një vëzhgimi disa ditor nga autoritetet përkatëse.

Komisioni Nacional për Shëndetësisë në Kinë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 142 persona të infektuar, duke u rritur kështu numri i të infektuar në mbi 1.700. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ml3eiXUNKsM&feature=emb_title

Exit mobile version