Site icon Telegrafi

Kinezët për gjashtë ditë ndërtuan hotelin prej 15 kateve

Hoteli është ndërtuar në atë mënyrë që t’i rezistojë tërmetit deri në nëntë shkallë Rihter, ndërsa janë përdorur materiale të përgatitura që më parë.

Me fjalë tjera, një ekip ndërtuesish ka ndërtuar pjesë të hotelit në vend tjera, ndërsa të gjitha ato pjesë janë bërë bashkë në punishten e ndërtimtarisë. Përkundër ritmit të pabesueshëm të punës nuk është lënduar asnjë punëtor, ndërsa për shkak të procesit të parapërgatitur pak material ka shkuar dëm, shkruajnë mediat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version