Site icon Telegrafi

Kinezët i ofrojnë pagë marramendëse Sanchezit

Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ende nuk e ka rinovuar kontratën me Arsenalin.

Por ajo që ka bërë bujë është se sipas Daily Mirror, ai ka disa oferta të majme nga klubet kineze.

Sipas kësaj gazete drejtuesit e këtyre ekipeve janë gati t’i ofrojnë Sanchezit kontratë me një pagë prej 400 mijë funte në javë.

Kjo kontratë do ta bënte më të paguarin në botë.

Kontrata aktuale e Sanchezit me Arsenalin skadon në vitin 2018, ndërsa kiliani fiton 130 mijë funte në javë.

Sanchez kërkon më shumë para dhe privilegjin të jetë më i paguari në klub.

Wenger ka menduar edhe për alternativat dhe Marko Reus i Borussia Dortmund është në listën e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version