Site icon Telegrafi

Kinezët ndalojnë varrimin e viktimave të coronavirusit, trupat e tyre duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur

Trupat e pajetë të viktimave të coronavirusit duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur. Varrimi dhe të gjitha ritet tjera janë të ndaluara sipas autoriteteve kineze.

Trupat e infektuar nuk guxojnë të transportohen në një rajon tjetër, e as të varrosen, kanë bërë të ditur zyrtarë të Komisionit Nacional për Shëndetësi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kollitet gjatë fjalimit, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë me një dozë humori: Mos u brengosni nuk është corona

Ata fillimisht duhet dezinfektuar dhe të futen nëpër thasë që më pas të vulosen nga punonjësit shëndetësor, ku nga ai moment nuk guxojnë më të hapen.

E personat e angazhuar për djegien e trupave do ta kryejnë punën e tyre me rroba speciale, që gjithashtu do të kenë mjete të veçanta transportuese.

Lexo po ashtu Këto viruse janë më vdekjeprurëse se corona, një prej tyre mund ta shkatërrojë të gjithë planetin

Trupat duhet transportuar gjatë një linje të definuar në detaje, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes do të digjen sipas instruksioneve të dhëna nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version