Telegrafi

Kinezët kanë vetëm 100 mbiemra bazë

Ka 93 milionë persona në Kinë me mbiemrin Wang, të ndjekur nga 92 milionë të tjerë me mbiemrin Li dhe 88 milionë të quajtur Zhang, njoftoi Xinhua, duke cituar një raport të ri të nxjerrë nga Ministria e Sigurisë Publike.

Shtatë mbiemra të tjerë të zakonshëm, përfshirë Chen, Zhou dhe Lin, kanë të paktën 20 milionë pjesëtarë për secilin, shtoi agjencia.

Mbiemrat e familjeve kineze e kanë origjinën mijëra vite më parë dhe njerëzit kanë zakonisht një lidhje të ngushtë me ata që kanë të njëjtin mbiemër. Por ekzistojnë disa mbiemra që përdoren nga pak njerëz, të tilla si Guo, që do të thotë "kryqëzim", dhe Mu, që do të thotë "nënë". /shqip/