Site icon Telegrafi

Kinezët japin 2,5 milionë euro hua të pakthyeshme për Maqedoninë

Republika Popullore e Kinës i ka dhënë një hua të pakthyeshme Maqedonisë me vlerë prej 2,5 milionë euro për realizimin e projekteve për nevojat e qytetarëve të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar sot në Shkup ndërmjet zv. kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani, si edhe ambasadorit kinez në Shkup, Jin Linksian.

Me këtë rast, Osmani deklaroi se paratë do të trajtohen me efikasitet dhe se do të propozohen dhe mbështeten projekte serioze sipas kritereve dhe udhëzimeve të ambasadës kineze./Telegrafi/

Exit mobile version