Site icon Telegrafi

Kinezët interesohen për investime të mundshme në Maqedoni

Një ekip nga menaxhmenti i kompanisë kineze ”China Energy” është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, në Budapest të Hungarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania në fjalë ka hapur përfaqësinë e saj në Shkup, ndërkaq deklaron se janë krijuar kushte për një cikël investimesh në sektorin energjetik dhe të transportit në Maqedoni.

Gjithashtu, kompania bën të ditur se e ka përcjellur veprimtarinë e Qeverisë së re të Maqedonisë, ndërkaq në takim është biseduar për politikat e reja qeveritare për rritje ekonomike dhe tërheqje të investimeve të reja nga jashtë./Telegrafi/

Exit mobile version