Site icon Telegrafi

Kinezet e operuara hutojnë zyrtarët e doganës

23 gra të moshave 36 deri në 54 gjatë kthimit në shtëpi kanë pasur sy më të mëdhenj, hundë më të ngritura dhe nofulla më holla. Kjo i ka hutuar zyrtarët në kufi sepse ato janë dukur krejt tjetër nga fotografitë e tyre në pasaporta.

”Janë lutur të largojnë kapelat e tyre të mëdha dhe syzet e mëdha të diellit. Kur e kanë bërë këtë kemi parë se duken ndryshe, kanë pasur fasha dhe shenja në disa vende”, u kanë thënë medieve zyrtarët e imigracionit.

Në vend të 45 sekondave të cilat mesatarisht nevojiten për identifikim, gratë kineze janë mbajtur në kufi shumë më gjatë. Është dashur të tregojnë edhe identitetin e tyre, gjë që e kanë bërë edhe pas një kohe. Ato janë liruar që të shkojnë me kusht që sa më parë të pajisen me pasaporta të reja.

Exit mobile version