Skuadrat kineze janë duke bërë gjithçka për transferimin e yjeve të futbollit në elitën e futbollit kinez.
Emri i fundit është ai i mesfushorit sllovak, Marek Hamsik që është ndër yjet më të mëdha në Serie A.
Kapiteni i Napolit njihet për lojën e tij të mirë në fazën ofensive, ndërsa ai mund t’i bashkohet Bejing Gouan.
Mediat italiane kanë shkruar se Gouan është e gatshme ti ofrojë rreth 14 milionë euro në vit Hamsikut.
Mbetet të shihet nëse 29-vjeçari do të pranojë transferimin në elitën e futbollit kinez. /Telegrafi/