Telegrafi

Kinezet blejnë “Volvo”-n

Marrëveshja është vendosur me kompaninë më të famshme për industri automobilistike në Kinë, me ç’rast “Geely” ka paguar 1,3 miliardë dollarë për prodhuesin automobilistik suedez, që paraprakisht ishte në pronësi të “Ford”-it amerikan.

Kohëve të fundit “Volvo” kishte probleme serioze me vlerën e lartë të fuqisë punëtore, si dhe për shkak të rënies së shitjes së automjeteve.

“Geely” shpreson se me blerjen e autogjigantit suedez do ta rrisin biznesin në Kinë, vend me treg më të madh për automobila në botë. /makfaks/telegrafi/