Telegrafi

Kinezët bëjnë parkingje më të gjera për shoferet femra (Video)

Para një qendre tregtare në Dalian të Kinës, janë vendosur disa vende parkimi, që janë të rezervuara vetëm për femra.

Këto hapësira janë për 30 centimetra më të gjëra se vend parkimet e zakonshme, në mënyrë që femrat ta kenë më të lehtë të parkojnë veturën, transmeton Telegrafi.

Meqenëse këtë vend e frekuentojnë kryesisht femrat, është menduar se hapësira më e bollshme për parkim, do t’i kursente kohë shofereve që do të hynin dhe dilnin më lehtë.

Në raportin e realizuar, shoferet shprehen të kënaqura që e kanë vendin e rezervuar, dhe se do ta kenë më lehtë të ndalojnë veturën në këtë vend. /Telegrafi/