Site icon Telegrafi

Kinës i bie tregtia e jashtme

Tregtia e jashtme e Kinës u tkurr afërsisht 7 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, tregojnë sot të dhënat zyrtare.

Sipas autoriteteve doganore kineze, mes janarit dhe qershorit eksportet ishin 11.53 trilionë juanë (1.85 trilionë dollarë), një rënie prej 6.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet u rritën me 0.9 për qind dhe importet ranë me 15.5 për qind gjatë të njëjtit gjashtëmujori.
Statistikat për qershorin ishin më pozitive për Kinën krahasuar me ato të vitit të kaluar.

Ato tregojnë një rritje prej 2.1 për qind të eksporteve, më shumë sesa parashikonin analistët dhe rënie prej 6.7 për qind në eksporte, më pak se parashikimi. /Telegrafi/

Exit mobile version