Telegrafi

Kinemaja e shpresës

Autoritetet komunale bashkë me themeluesit dhe drejtuesit e DokuFestit në një ceremoni zyrtare, të hënën, kanë vënë gurthemelin e për ndërtimin e Art Qendrës në hapësirat e ProCredit Cinema. Adnan Yagcilar drejtor komunal për kulturë tha se ndërtimi i qendrës kulturore është paraparë të nis këtë vit.

Investimi afër 1 milion eurosh për këtë plan kapital sipas tij pritet të mbulohet nga Drejtoria Komunale për Kulturë. “Objekti do ti dedikohet aktiviteteve kulturore, artit dhe kinemave. Ndërtesa sipas planit do ti ketë katër nivele me arkitekturë që i përshtatet ambientit të Prizrenit”, ka deklaruar Yagcilar.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e DokuFestit, të cilët kanë mirëpritur me entuziazëm këtë lajm premtues. Por në të njëjtën kohë ata kanë shfaqur një dozë skepticizmi për realizimin me kohë të projektit. “Inshallah – mashallah”, ka thënë drejtori Aliriza Arënliu. /Telegrafi/