Kinema Tuli që ndodhet në një kompleks turistik në Sllovaki, është e dizajnuar në atë mënyrë, që shikuesit të mund të shtrihen dhe të dremisin nëse kanë nevojë.
Në vend të karrigeve me dorëza, këtu kemi ulëse që duken sikur qese të mëdha, transmeton Telegrafi.
Dizajneri Mischal Stasko e ka punuar këtë sallë, ku vizitorët kanë mundësi të shtrihen në vend se të ulen në radhë.
Ndarjet e posaçme ka mundësi të përdoren vetëm nga çiftet.
Panelet shumëngjyrëshe që i rrethojnë muret, janë krijuar në atë formë që të ndihmojnë akustikën dhe shikuesit të përcjellin sa më mirë atë që shfaqet në ekranin gjigant. /Telegrafi/