Telegrafi

Kinecti i ri do të mund të lexoj nga buzët?

Tashmë dihet se Kinect i Microsoft së shpejti do të arrij në versionin për kompjuterët personal, e ndoshta edhe për televizor duke hapur kështu mënyra të reja në të cilat do të kemi mundësi të manipulojmë me këto pajisje, e tani në internet janë paraqitur edhe thashetheme se kompania qysh tani është duke e përgatitur modelin e ri të Kinectit i cili do të sjell disa opsione të reja dhe të avancuara.

Kinect-in Microsoft fillimisht e kishte paraqitur si shtesë të konsolës së vet Xbox 360 duke mundësuar kështu një mënyrë krejtësisht të re të menaxhimit me lojëra – pa kontrollues, vetëm me lëvizje të trupit, të duarve, ndërsa së shpejti në këtë mënyrë do të manipulojmë edhe me kompjuterin.

Kinecti i ri, sipas thashethemeve “nga burime të sigurta” të cilat janë publikuar në faqen e internetit Eurogamer, do të duhej të jetë “aq preciz sa që të mund të lexoj nga buzët tona”, e do të ketë sistemin e avancuar të njohjes së zërit kështu që përmes ngjyrës së zërit do të ketë mundësinë madje të dalloj edhe emocionet e shfrytëzuesit.

Gjithashtu, në krahasim me modelin ende aktual, Kinect 2 ai do të duhej të mund të dalloj në mënyrë më precize lëvizjet si dhe do të ketë vonesë më të vogël (lag) kështu që aksionet e shfrytëzuesit i cili do të bashkëveproj me Kinect shumë më shpejtë do të barten deri te Xboxi.

Pasi që në Microsoft nuk kishin dëshirë të komentojnë këto informata nga Eurogamer (vetëm kanë thënë se asnjëherë nuk komentojnë thashethemet) , nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar për pasuesin e Kinectit, por për të pritur është që kompania me modelin e ri të konsolës së vetë të lojërave të paraqes edhe Kinectin e ri.

Ka kohë që po qarkullojnë thashethemet se me televizorin e ri të supozuar të Apple do të mund të komandojmë përmes komandave zanore mund të presim që dallimi i avancuar i zërit në Kinectin e ri më së shumti do ti dedikohej komandimit të televizorëve me të cilët, siç duket, në të ardhmen do të flasim, e telekomanda ndoshta shpejtë do të jetë gjë e së kaluarës. /Telegrafi/