Telegrafi

Kinect në portativë

Kinect është treguar të jetë shtesë fantastike për konsolën Xbox të Microsoftit, por edhe si ndihmesë e dobishme në shumë ambiente tjera, për shkak të kësaj Microsoft dalloi potencialin dhe Kinect së shpejti ndoshta do të jetë edhe shtesë standarde në portativët e shumtë. Pasi që pako origjinale e senzorëve është bukur e madhe, në laptop janë vendosur versionet me “dimensionet optimale”. Kinecti i këtillë i zvogëluar është edhe tregues se po afrohet paraqitja e konsolës së radhës, për të cilën flitet se do ta ketë Kinectin e integruar.

Për momentin ende nuk ka fotografi të portativëve të këtillë, edhe pse është konfirmuar se ata ekzistojnë dhe se prototipat janë të gatshëm dhe funksional. /Telegrafi/