Në fakt, nga kompania kishin parashikuar se gjatë vitit 2010 do të dilnin në treg pesë milionë kopje të këtij “kontrolluesi të lëvizjes”, mirëpo Microsoft ka shpërndarë plot tetë milionë kopje nëpër pikat shitëse, ndërsa llogaritet se 6.3 milionë prej tyre tashmë janë në duart e blerësve.
Sa për krahasim, kontrolluesi ‘Move’ për PlayStation 3 është shitur në 5.23 milionë kopje, edhe pse kishte dalë në treg një muaj para Kinect. /Telegrafi/