Telegrafi

Kinect aty ku nuk e prisnit

Për ta dëshmuar këtë në qendrën e Microsoftit në Redmond është mbaruar një demonstrim i shportës inteligjente për qendra tregtare mbi të cilat ndodhet i integruar një Kinect. Shporta është e motorizuar ashtu që ajo nuk duhet shtyrë, e Kinect shërben për leximin e kartelës blerëse të konsumatorit, përcjelljen vizuale dhe fizike të tij nëpër objekt, dallimin e artikujve të cilat ai i vendos në shportë dhe fshirjen e artikullit nga lista e blerjes, dhe në përfundim përllogaritjen e shumës së parave që duhet paguar për gjërat e blera.

Sistemin e këtillë po e zhvillon kompania Chaotic Moon, e bëhet fjalë për zinxhirin amerikan të ushqimeve Whole Foods.

Sipas Microsoftit, për momentin mbi 300 kompani janë duke punuar në përdorimin komercial të Kinectit në jetën e përditshme në aplikacionet të cilat nuk kanë fare të bëjnë me lojërat kompjuterike. /Telegrafi/