Së paku 67 persona kanë vdekur kur në një vend ndërtim në lindje të Kinës janë rrëzuar skelet, bëjnë të ditur mediat kineze.
Punimet ishin duke u kryer në platformën për ftohje të energjisë në provincën kineze Jansi.
Siç bëhet e ditur është rrëzuar edhe një pjesë e elektranës.
Janë angazhuar 32 automjete të zjarrfikësve dhe 212 ushtarë të cilët janë duke kërkuar për të zhdukurit.
Punimet kanë filluar në korrik të vitit që shkoi ndërsa ka qenë e planifikuar të përfundojnë në fillim të vitit 2018.