Në Yulin të Kinës, ka filluar shitja dhe prerja e qenve për mish, megjithëse ka kundërshtime ndërkombëtare që të ndalohet ky aktivitet.
Si çdo 21 qershor, edhe sot janë ekspozuar mbi dhjetëmijë qenë që pritet të blihen dhe të prehen, për t’i ngrënë mishin.
Shumë organizata për mbrojtjen e kafshëve, si dhe mirëqenien dhe shëndetit të njeriut, kanë bërë thirrje të ndalohet ky organizim, por më kot.
Kafshët, kryesisht këlysh të vjedhur nga pronarët, vendosen në kafaze të vegjël dhe mbahen në kushte të tmerrshme, derisa mbyten dhe rripen.
Pos që kjo është një mizori mbi gjallesa, po konsiderohet edhe shumë johigjienike dhe sjellëse e sëmundjeve për njerëzit.
Sidoqoftë, rrugën e qytetit ku zhvillohet festivali tradicional, janë mbushur me shitës dhe klient të interesuar për mishin e qenit. /Telegrafi/