Telegrafi

Kinë: 5 milion njerëz pa ujë të pijshëm

Agjencia e lajmeve Xinhua raporton se zona e prekura nga thatësira, është provinca Jirin në verilindje të Kinës.

Përveç se thatësira ka lënë pa ujë rreth 5 milion njerëz, po ashtu mbi 8.7 milion hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar.

Autoritetet në Pekin, paralajmërojnë se është e mundur që pa ujë të mbesin edhe provincat në jug të këtij vendi Hunan dhe Hubei, për shkak të reshjeve të ulëta dhe temperaturave të larta. /rel/