Telegrafi

Kindle Touch Wi-Fi, lansohet ndërkombëtarisht

Pajisja e re e Amazon posedon një dizajn të hollë në ekranin e ndjeshëm në prekje i cili është shumë i lehtë për tu përdorur, ndërsa Kindle Touch përfshin edhe adapterin wireless.

Ekrani me diagonale prej 6 inç bazohet në teknologjinë E-Ink, ndërsa lidhja WiFi mundëson shkarkimin e librave për më pak se 60 sekonda. Në Kindle Touch mund të ruhen deri në 3,000 libra.

Në faqen zyrtare të Amazon, Kindle Touch Wi-Fi kushton jo më shumë se 99 dollarë. / Telegrafi /