Telegrafi

Kindle Paperwhite nga Amazon hyn në treg me çmim prej 119 dollarë

Pajisja e re, me tekst më të theksuar, është sipas kompanisë ajo çfarë ata gjithmonë kanë dashur të prodhojnë. Por, a ja vlen kjo pajisje në krahasim me ofertat e ngjashme në treg, përderisa produkti i ri nga Amazon përmban reklama dhe ka një çmim prej 119 dollarë? 

Versioni i ri i Kindle, për dallim nga ai paraprak, përmban vetëm një sustë e cila gjendet në pjesën e poshtme të pajisjes. Pajisja e re e Amazon premton gjithashtu një ekran më të përshtatshëm për lexim. Paperwhite ka më shumë piksel se versioni paraprak i tij – 62 per qind më shumë, si dhe kontrasti është rritur për 25 për qind.

Një tjetër tipar mbreslënës në ekranin e ri të Paperwhite është mënyra e shpërndarjes së dritës nëpër ekran e cila në pajisjen e re bëhet në mënyrë shumë të barabartë.

Rritja e numrit të pikselave nënkupton edhe mundësinë e rritjes së llojshmërisë së fonteve dhe madhësive të ndryshme të tyre. Paperwhite ofron tetë madhësi të tekstit, shtatë madhësi të fonteve si dhe tri opsione për rreshtim dhe margjina.

Ndër opsionet tjera të reja të cilat përmirësojnë eksperiencën në lexim janë edhe disa tipare shtesë. Në të djathtë të ekranit, mund të shihni për qindjen e lexuar të librit deri më tani.

Ndërsa në anën e majtë, mund të shihni opsionin ‘Time to Read’ i cili tregon se sa kohë ju duhet për ta përfunduar librin. Ky opsion bazohet në një numër mesatar pastaj, përshtatet automatikisht pasi mëson shprehitë tuaja të leximit.  

Të gjitha këto tipare të reja dhe mbersëlënëse mund të duken diskutabile përderisa në treg ka dalur edhe e-reader nga Barnes & Noble, Nook GlowLight, i cili ofrohet me të njejtin çmim, por pa reklama të përfshira në përvojën e leximit! /Telegrafi/