Telegrafi

Kindle Fire vazhdon me rritjen e përshpejtuar

Duke matur aktivitetin nëpër internet përmes numrit të reklamave të shfaqura nga rrjeti i vit për marketing, Chitika ka ardhur në përfundim se numri i shfrytëzuesve të Kindle Fire ende vazhdon të rritet me shpejtësi. Të dhënat e mëhershme tregonin një ngadalësim të numrit të shfrytëzuesve të rinj të tabletit të Amazon pas 26 nëntorit, por të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti në internet i bërë me Kindle Fire është në nivel rekord.

Chitika ka vërejtur një rritje të madhe të aktivitetit të shfrytëzuesve të Kindje Fire nga fundi i nëntorit, i cili ka vazhduar së paku deri me 6 dhjetorë. Këto të dhëna përputhen me vlerësimet e burimeve tjera në lidhje me shitjen e mirë të tabletit të Amazon.

Përveç Kindle Fire, Chitika ka vërejtur edhe një rritje të aktivitetit të shfrytëzuesve të BlackBerry PlayBook gjatë disa javëve të shkuara. Në të vërtetë, Research In Motion (RIM) përmes aktiviteteve të ndryshme promocioni kishte ulur çmimin e tabletit të vetë në vetëm 199 dollarë, e për shkak të kësaj është shënuar rritje e madhe e shitjes. /Telegrafi/