Telegrafi

Kindle Fire, tableti i dytë më i famshëm

Suksesin e saj tani e mbështet edhe me numra të publikuar gjatë tremujorit të fundit, të cilët janë po aq mbresëlënës sa edhe shitjet e tabletëve të Samsung të cilët i kanë bërë ballë rivalit më të madh, iPad të Apple.

Amazon Kindle Fire që mbështetet në Android ka shitur rreth 3.89 milionë tablet, për të fituar rreth 13 për qind pjesëmarrje në treg.

Në anën tjetër, Samsung ka rënë në 2.14 milionë njësi për të rënë në 8 për qind pjesëmarrje të tregut, nga 11 për qind sa kishte më herët.

Ndërsa, në vendin e parë është Apple iPad me 62 për qind të tregut, pasi që ka shitur 15.4 milionë njësi.  / Telegrafi /