Telegrafi

Kindle Fire ofron revistat e famshme, falas!

Më saktë, Kindle Fire do të ofrojë edhe aplikacionin e saj të veçantë, i cili quhet Kindle Fire Neësstand, dhe i nëjti do të ofrojë abonime pa pagesë për revista të caktuara.

 Për ta bërë tabletin e saj edhe më atraktiv për blerësit, Amazon ofron edhe abonime tre-mujore falas, për revistat si Vanity Fair, GQ dhe Glamour, ndërsa bashkë me këta tituj është edhe versioni provues i Wired për 14 ditë.

Publikuesit e revistave por edhe Amazon shpresojnë që lexuesit t’i blejnë këto revista pas periudhës provuese, dhe kështu të krijojnë më shumë treg për median e shkruar, e cila po has në vështirësi gjithkund, duke përfshirë edhe SHBA-të. / Telegrafi /