Telegrafi

Kindle Fire kushton më shumë sesa shitet në treg

Çmimi i tabletit të Amazon për SHBA do të jetë 79 dollarë, mirëpo kostoja e prodhimit të lexuesit të famshëm elektronik të librave mund të jetë më i lartë se çmimi i shitjes.

Madje, një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga iSuppli, i cili thotë se prodhuesit Amazon ky tablet i kushton 84.25 dollarë, ndërsa në treg e shet atë për 79 dollarë, që i bie të humb 5.25 për dollarë për çdo njësi të shitur. 

Megjithatë, nëse merren parasysh të hyrat që Amazon i gjeneron nga reklamat në Kindle Fire dhe shitjen e përmbajtjes në çdo model, atëherë i bie që prodhuesi të fitojë pak, mirëpo jo edhe shumë sepse bashkë me prodhimin ka edhe shumë kosto tjera që e ngarkojnë kompaninë e cila e prodhon atë. / Telegrafi /