Site icon Telegrafi

Kina zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ka publikuar të dhënat në lidhje me blerësit e huaj të borxhit amerikan. Në periudhën 12-mujore deri në Nëntor 2016, muaji ku Donald Trump u zgjodh president, investitorët e huaj kanë qenë shitës neto prej 339 miliardë dollarë të titujve të thesarit.

Ndërkohë, në vitin 2017, janë kthyer në blerës neto prej 20 miliardë dollarë. Sipas të dhënave, duket se blerësit e borxhit amerikan janë më optimist ndaj axhendës së Donald Trump.

Zotëruesi më i madh i borxhit amerikan do të ishte portofoli i kombinuar i Kinës me Hong Kong-un, në rreth 6% të borxhit aktual. Ky portofol është rritur me 145 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar.

Ndër blerësit e tjerë më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe kanë qenë; Arabia Saudite, në 47.1 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 34.2 miliardë dollarë dhe Singapori me 28.1 miliardë dollarë.

Ndër shitësit më të mëdhenj kanë qenë Japonia, me 47.1 miliardë dollarë, pavarësisht se zë vendin e dytë në total, ndjekur nga Gjermania me 14.7 miliardë dollarë, që zë vendin e 19.

Duke i ndarë blerësit e titujve të thesarit në 4 kategori, blerësit e huaj janë më të rëndësishmit.

Investitorët e huaj mbajnë 31.2%, familjet amerikane dhe bizneset zotërojnë 29.1%, fondet e pensioneve dhe të sigurisë sociale mbajnë 27.5% ndërsa Rezerva Federale mban 14.2% të borxhit amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version